Statistika katastrofale e Zidanes që e bën atë favorit për shkarkim

Statistika katastrofale e Zidanes që e bën atë favorit për shkarkim

Real Madridi e ka gjetur veten në një situatë tejet të palakmueshme aktualisht.

Pavarësisht se shpenzoi 300 milionë gjatë verës, “Los Blancos” kanë treguar formë katastrofale në ndeshjet parasezonale, transmeton Periskopi.

Dhe statistikat prapa rikthimit të Zinedine Zidanes deri tani nënvizojnë më së miri situatën.

Atletico humiliated Zidane's side

Në 21 ndeshjet e tij që prej rikthimit në “Bernabeu”, Real Madridi ka fituar vetëm shtatë prej tyre – me një përqindje të fitoreve prej vetëm 33%.

Gjatë këtyre takimeve, madrilenët kanë shënuar vetëm 30 gola derisa kanë pranuar 39.

Nëse këto statistika nuk e vëjnë Zidanen në pole pozicion për shkarkim, atëherë ai e ka të garantuar përjetësisht postin te “mbretërit”./Periskopi.com/

Shpërndaje në: