A na shohin kështu edhe neve? Ja racizmi brutal i presidentëve amerikanë: “Majmunët e Afrikës”
Ditën pasi OKB-ja votoi për të njohur Republikën Popullore të Kinës, Guvernatori i atëhershëm i Kalifornisë [më vonë president] i bëri një telefonatë persidentit të asokohshëm Richard Nixon në Shtëpinë e Bardhë dhe derdhi frustrimin e tij për delegatët që kishin votuar kundër ShBA-ve.
“Mbrëmë, po ta them, të shihja në televizion atë që e pashë, të shihja ata majmunë nga ato vende afrikane – mallkuar qofshin, hala ndihen parehatshëm me këpucë mbathur!” kishte thënë Reagan, pas së cilës Nixoën kishte shpërthyer në të qeshura.
Muajin e kaluar racizmi presidencial është bërë kryetemë e lajmeve, shkruan Periskopi, shkaku i postimeve të presidentit aktual Donald Trump.
Biseda e sapozbuluar është e tetorit të vitit 1971.
“Ky grup njerëzish që s’mbathin as këpucë, t’i mëshojnë Shteteve të Bashkuara dhëmbëve, ishte e tmerrshme për Reagonin,” ishte zbuluar derisa thoshte Nixoni në publik. /Periskopi



