A po largohet Sanchez nga Arsenali?
Sulmuesi kilian është duke zhvilluar bisedime me drejtuesit e klubit të tij rreth një marrëveshje të re.
Por, mediat angleze shkruajnë se në arritjen e marrëveshjes po ka probleme, që me gjasë kanë të bëjnë për shkak të pagës.
27-vjeçari thuhet se kërkon pagë 200 mijë funte në javë, gjë e cila nuk dihet nëse do t’i ofrohet nga gjigandi anglez.
Situatën janë duke e vëzhguar Juventus dhe Manchester City, klube këto që interesohen për ish-yllin e Barcelonës. /Periskopi.com



