Gashi për largimin e Hamitit: Miq do mbetemi dhe për shumë gjatë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka shkruar për largimin e Sabri Hamitit nga aktiviteti politik në LDK, shkruan Periskopi.
Gashi ka thënë se ndihet krenar që kishte një kolegë të tillë.
“Ndjehem i nderuar dhe krenar që e kisha kolegë dhe mik te afërt në Kuvend dhe parti. Miq do mbetemi dhe për shumë gjatë”, ka shkruar Gashi.
Shkrimi i tij i plot:
Figura e shquar e letrave dhe e politikës, Sabri Hamiti, i dha fund sot angazhimit strukturor në parti..
Ndjehem i nderuar dhe krenar që e kisha kolegë dhe mik te afërt në Kuvend dhe parti. Miq do mbetemi dhe për shumë gjatë
Sabriu do të mbetet gjithmonë një ndër themeluesit qendror të LDK-së dhe të shtetit të Kosovës.
Faleminderit prof.



