Kjo është arsyeja e bastisjes së shtëpisë së Ivan Ristiqit

Kjo është arsyeja e bastisjes së shtëpisë së Ivan Ristiqit

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka vazhduar aksionin e saj në Ranilluk. Aty është bastisur shtëpia e asambleistit komunal të kësaj komune, Ivan Ristiqit

Shtëpia e Ristiqit po bastiset për armëmbajtje pa leje. Ky aksion është në vazhdën e një aksioni që Policia e Kosovës ka nisur ditë më parë në disa lokacione ku ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të armëve pa leje.

Lajmin për bastisjen e shtëpisë së Ristiqit e konfirmoi për Periskopin edhe zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata kompetente, ka realizuar një bastisje në shtëpi private, në një fshat të Komunës së Ranillukut.

Për detaje tjera mund t’iu informojmë pas përfundimit të operacionit policor”, tha Kelani./Periskopi/

Shpërndaje në: