Arbër Zeneli po bën përparime të mëdha në rikuperim – shikoni si vrapon në pishinë
Arbër Zeneli është duke e kaluar me sukses fazën rehabilituese pas lëndimit të rëndë që e kishte pësuar në ndeshje me Malin e Zi në muajin mars, në kualifikimet e Evropianit 2020
Arbër Zeneli i ka gëzuar tifozët kosovarë me videot e fundit, të cilat i ka postuar në rrjetet sociale, transmeton Periskopi.
Futbollisti kosovar e kishte pësuar një lëndim të rëndë në gju në ndeshjen kualifikuese të Euro 2020 ndaj Malit të Zi në muajin mars, i cili do ta lë atë jashtë fushës së blertë shumë gjatë.
Mirëpo, ylli kosovar i ka postuar dy video në Instastory, ku shihet duke ushtruar në një pishinë, në kuadër të fazës rehabilituese.
Zeneli është operuar pak muaj më parë dhe do të mungojë nga 7 deri në 9 muaj. /Periskopi.com/



