Duda mesazh brutal për Unikkatilin: Kërkom falje ose s’ka me pas bir nane që e shuk belanë sonte
Unikkatili sonte do të performojë në Gjilan në vlugun e koncerteve që është duke i mbajtur nëpër Kosovë.
Së fundmi, 38-vjeçari ka paralajmëruar një koncert në Gjilan, teksa është rikthyer pas një kohe të gjatë në skenën kosovare.
Sidoqoftë, Duda, reper me të cilin Unikkatili ka hasmëri të kahmotshme, ka qenë shumë i zëshëm se ky koncert nuk do të mbahet, derisa kishte thënë me anë të një postimi në Instagram se “pa lejen tem nuk shkel në atë ven…”
Tani, Duda ka reaguar sërish kësaj radhe me një postim edhe më kërcënues në Facebook.
“Un sjom i Gilanit as Jabuq mo nqofse sante e lejoni at dhip me na sha midis Gjilanit… un sdu dhun as probleme po me ardh mem sha shpi tem ska shanc edhe plus ne tradhti saher qe sjom atje ju e shfrytzoni rastin.. pse nuk erdhet kurr sa kesh atje…!!??,” shkroi ai.
“Burrat nuk lajmrojn polici , sante e keni ndor veq ju ja kerkoni falje reperav gilani mu edhe Double G is ose sante e ne vazhdim ska me pas bir nane qe e shuk ket bela…. Amanet e keni Gilan sante mprezentoni mu shok dashur familjar sjom mo i atij veni qe ma lshoni me hyp ne bin sante at femen me trup tmashkullit…”
Mbetet të shihet çfarë do të ndodh, sidoqoftë, shpresojmë që gjithçka të kalojë pa probleme dhe në favor të mirëqenies së qytetarisë në Gjilan. /Periskopi.com/



