Formacionet zyrtare: Sporting CP-Real Madrid
Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për yllin portugez Cristiano Ronaldo, pasi që ai do të luajë kundër ish skuadrës së parë të tij që i dha hapat e parë në futboll.
Në ndeshjen e parë në Bernabeu, Ronaldo shënoi gol por që në shenjë respekti nuk festoi. Ajo ndeshje përfundoi në të mirë të ‘los blancos’ me rezultat 2-1, edhe në këtë ndeshje pritet fitore nga Real Madrid.
Reali është në pozitë të dytë me 8 pikë ndërsa Sporting një pozitë më poshtë me 3 pikë. Takimi fillon nga ora 20:45.
Këto janë formacionet zyrtare:
Sporting CP: Rui Patricio; Pereira, Coates, Semedo, Marvin; Carvalho; Gelson, Adrien, Ruiz; Cesar, Dost.
Real Madrid: Navas; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Modric, Kovacic, Vazquez, Bale; Isco, Ronaldo. /Periskopi.com/



