Stresi mohon të ketë shkelur këmbësoren në Prishtinë

Stresi mohon të ketë shkelur këmbësoren në Prishtinë

Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi ka vizituar të enjten Prishtinën.

Mirëpo vetura e tij është ndaluar nga Policia e Kosovës për kontroll, gjatë paradites te vendi i ashtuquajtur “Qafa” në kryeqytet.

Duket se Policia po zhvillonte një kasion të rregullt policor, teksa gabimisht disa media kanë raportuar se reperi ka aksidentuar një këmbësore në zebra me veturën e tij.

Ndërkohë, demantimin e këtij lajmi e ka bërë vet reperi përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ku ka treguar se si në të vërtetë ka rrjedhur ngjarja.

“Ky është aksion policor blic dhe jo aksident, ju lutem mediave pak më mirë me marr informata. Rrespekt Stresi”, ka shkruar Stresi në njoftimin e tij.

Ndërkohë më pas, i njëjti e ka fshirë postimin e tij pa ndonjë arsye konkrete.

Shpërndaje në: