Flet deputeti i PDK’së: Ende s’jemi pajtuar për buxhetin  

Flet deputeti i PDK’së: Ende s’jemi pajtuar për buxhetin  

Anëtar i këtij Komisionit, Shukri Buja, në një prononcim për “Indeksonline”, thotë se PDK-ja ende s’ka marrë vendim të prerë për ta votuar këtë version të buxhetit. Buja thotë se e vetmja mundësi për tu pajtuar me votim është ndryshimi i ligjit aktual

“Në formën çfarë është ligji unë nuk jam në gjendje me tejkalu. Në qoftë se pëson ndryshime atëherë mundë ta votojmë në Parlament por jo në këtë formë”, ka thënë ai.

Defektet kryesore të këtij projektligji, sipas Bujës, janë të shumta dhe në dëm të Republikës së Kosovës. “Me huamarrje, futje në borxhe të Kosovës, me mosrregullim të çështjes së veteranëve, me një buxhet që nuk është zhvillimor për vendin por vazhdon të jetë “buxhet i asfalteve”, nuk ka mundësi me u përkrah”, ka thënë ai.

Ndryshe, propozimi i kryetarit të Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, që Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, të hiqet nga rendi i ditës dhe të shqyrtohet në një nga mbledhjet e radhës, bëri që përfaqësuesit e opozitës në Komision, të braktisin mbledhjen. /Indeksonline/

Shpërndaje në: