A është njohja e Kosovës ‘çmimi i Serbisë’ për tu bërë pjesë e BE’së?
“Nuk ka asgjë të re në lidhje me të. Jemi deklaruar në mënyrë të qartë në kuadër të bisedimeve, ku nuk u përmend njohja e Kosovës, por flitet qartë për normalizimin gradual dhe të plotë të marrëdhënieve midis dy palëve”, ka shtuar Hahn.
Komisionari i BE-së ka thënë gjithashtu se marrëveshja për telekomunikacionin është një progres i rëndësishëm që mund të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
“Tani është e rëndësishme për të dyja palët për të përshpejtuar punën në fusha të tjera, veçanërisht në rastin e Bashkësisë së komunave dhe energjisë”, ka thënë Hahn./Indeksonline/



