Gjyqtari i njohur i Premier Ligës: Futbollistët më lusnin t’i ndëshkoja
Ai ka zbuluar disa detaje befasuese nga karriera e tij.
“Futbollistët më luteshin t’i ndëshkoja në prag Krishtlindjesh. Ata donin të qëndronin në shtëpi me familjet e tyre dhe të mos luanin. Kjo nuk është diçka që tifozët duhet të dëgjojnë”, tha ish-gjyqtari anglez.
Në Angli luhet gjithmonë një ditë pas Krishtlindjes dhe njihet si “Boxing Day”.
Por mesa duket futbollistët nuk kanë qenë shumë entuziastë për të luajtur. Kjo gjë ka shkaktuar një reagim të madh në Angli.



