Përmbyset situta, tani LDK po kërcënon PDK-në

Përmbyset situta, tani LDK po kërcënon PDK-në

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Blerim Grainca është shprehur i bindur se buxheti i vitit 2017 do të miratohet javën e ardhshme në Kuvend.

Në një prononcim për “Gazeta Blic” ai theksoi se deklaratat kundër buxhetit të deputetëve nga radhët e PDK-së, janë vetëm sa për konsum partiak.

 “Po buxheti do kalojë  deklaratat kundër të disa deputetëve të PDK-së janë marketing politik dhe për konsum partiak”, tha ai.

Sipas këtij deputeti, problem do të ishte vetëm në rast se kryesia e PDK-së do të vendoste që të mos e votojë këtë buxhet, e në atë rast Grainca thotë se vendi do të shkonte në zgjedhje, raporton GazetaBlic.com

Problem do ishte nëse kryesia e PDK vendos mos me votu, në këtë rast shihemi në zgjedhje e qytetarët vendosin. LDK po ringritet si feniks”, ka thënë deputeti Grainca.

Dita e enjte e javës së ardhshme është caktuar seancë për buxhetin kur edhe pritet votimi i saj.

12313519_10206720070618591_1591917282584764406_n-848x478

Shpërndaje në: