Përfundon në paqe takimi në Londër (Video)
Arsenali edhe në këtë ndeshje u gjend në disavantazh ndaj francezëve, pasi që PSG kaloi në epërsi përmes sulmuesit Edinson Cavani në minutën e 18’.

Edinson Cavani, pas golit të shënuar ndaj Arsenalit
‘Topqinjtë’ arritën të barazojnë rezultatin në fund të pjesës së parë, përmes pikës së bardh të cilen e shëndrroi në gol francezi Giroud. Ishte kiliani Alexis Sanchez i cili fitoi penaltin pas një pasimi nga Mesut Ozil.

Oliver Giroud, pasi që shënoi nga pika e bardh
Pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë me të parën, por kësaj radhe ishte Arsenal të cilët shënuan të parët në minutën e 60’ përmes Marco Verattit i cili shënoi në portën e gabuar pas një rrëmuje në zonën e skuadrës së tij.
Por, skuadra e drejtuar nga Unay Emery nuk u dorëzua dhe baraspeshoi përsëri gjërat në lojë, ku shënoi përmes brazilianit Lucas Moura i cili u ndihmua nga Iwobi. Moura realizoi me kokë golin pas një harkimi nga Di Marias.

Lucas Moura, duke festuar golin e barazimit
Pas këtij takimi këto dy skuadra kanë pikë të barabarta nga 11 pikë secila, por skuadra franceze është lidere e grupit për shkak të gol diferencës.
https://www.youtube.com/watch?v=S_cCmEuVrKI&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=1Dyq4KN3zrE&feature=youtu.be
/Periskopi.com/



