Rexhep Selimi tregon se pse Britania refuzoi hetimin e vdekjes së Astrit Deharit

Rexhep Selimi tregon se pse Britania refuzoi hetimin e vdekjes së Astrit Deharit

Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se është normale që jo gjithmonë miqtë e Kosovës mund të jenë të “shfrytëzueshëm”.

“Normalisht se jo gjithmonë miqtë e Kosovës mund të jenë të shfrytëzueshëm edhe për pushtetin siç është Qeveria e Kosovës”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, ata nuk kthehen me mjet për t’i mbuluar gabimet e qeverisë, natyrisht se ky nuk është lajm i mirë për drejtësinë, por një reflektim i Ambasadës Britanike, ndaj asaj se si po sillet Ministria e Drejtësisë kundrejt drejtësisë në Kosovës.

Selimi ka shtuar gjithashtu se rasti i Astrit Deharit nuk mund të procedohet më tutje nga shkaktarët e vdekjes së tij, siç është pushteti i tanishëm në Kosovës.

“Astrit Dehari dhe aktivistët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje të akuzuar janë arrestuar dhe mbajtur padrejtësisht nga pushteti e po ashtu ndaj pesë të mbijetuarve të këtij procesi që po vazhdon të ushtrohet padrejtësisht me presion në vazhdimësi”, ka përfunduar Selimi.

 

Duhet përkujtuar që zhvillimet e hetimeve në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit vazhdojnë të bëhen nga institucionet e Kosovës.

Shpërndaje në: