Veseli: Reforma zgjedhore të kryhet deri në fund të dhjetorit. Do të fitojmë në Drenas!
Ai shpreson se opozita nuk do ta humbasë mundësinë për të qenë në këtë proces.
Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë për “Epoka e re” se reforma zgjedhore është e domosdoshme që të prodhohen zgjedhje më të mira në Kosovë.
Sipas Veselit, Drenica është e lënduar me zgjedhjet e jashtëzakonshme, por qytetarët do të flasin shumë qartë më 4 dhjetor.



