Messi vazhdon me rekorde të reja, 100 gola në garat ndërkombëtare me Barcelonën (Foto)
Messi këtë shifër e arriti ndaj Celtic ku realizoi dy gola për fitoren e blaugranëve. Argjentinasi këtë rekord e ka realizuar në Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e UEFA-s.

Lionel Messi
Vetëm në këtë sezon, ai ka shënuar nëntë gola në Ligën e Kampionëve, katër më shumë se Edinson Cavani, i cili është i dyti.
Vlen të theksohet se goli i parë i Messit ndaj Celticut, ishte goli i 400-të i Barcelonës në të gjitha garat nën drejtimin e Luis Enriques. /Periskopi.com/



