OSCE thotë se personat e radikalizuar mund të përbëjnë rrezik për Kosovën
Arton Musliu, menaxher i projektit nga organizata Demokracia ka thënë se burgimi i personave që e sjellin terrorizmin nuk është forma ma e mirë, njofton Klan Kosova.
“Ekstremizmi fetar dhe radikalizmi në Anamoravë është fenomen goxha i madh për shkak të afërsisë së kufirit dhe faktit se nuk ka kontrolle të rrepta”.
Zëvendës-shefja e misionit OSCE në Kosovë, Paivi Nikander ka thënë se institucioni i tyre është fokusuar që ta ndihmojë qeverinë e Kosovës në këtë drejtim.
“Çështja e radikalizmit-ekstremizmit nuk është temë e rëndësishme vetëm në Kosovë, por në gjithë botën”.
“Si në vendet tjera ashtu edhe në Kosovë kemi qenë dëshmitar i përfshirjes së të rinjve në këto konflikte”.
“Aprovimi i ligjit i cili i ndalon qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në luftrat e huaja është strategji për ta ndalur këtë fenomen”.
“Kemi parë disa aksione të Policisë që janë marrë me arrestimin e disa personave që bëjnë indoktrimin e të rinjve dhe ata luftëtarë që kanë marrë pjesë e janë rikthyer në Kosovë”.
“Këto përpjektjet tona nuk mund të përfundojnë vetëm me këto arrestime”.
“Personat e përfshirë duhet të ndihmohen që të de-radikalizohen”.
“Qeveria duhur të marrë masa konkrete me ta, sepse mund të ndodh që këta persona të bëhen sërish rrezik për shoqërinë”.



