Genc Prelvukaj: Jemi zero përderisa bëhen figura popullore djem kriminelesh, politikanesh te korruptuar
Genc Prelvukaj ka qenë mjaft aktiv muajt e fundit me postimet shumë domethënëse që po publikon.
Genc Prelvukaj përveç muzikës kohëve të fundit është duke u shquar edhe për shkrimet që po ndan më ndjekësit e tij ku secila nga to po përmban ndonjë mesazh në vete, shkruan lajmi.net.
Këngëtari minuta më parë publikoi edhe një tjetër mesazh ku këtë herë si temë kishte prekur sjelljet e qytetarëve të Kosovës dhe thotë se një palë zgjedhje nuk mund të ndryshojnë asgjë nëse nuk përmisohen disa pika elementare.
“1. Perderisa i drejtohemi njeri tjetrit me “o bir” dhe cdo te dhjeten fjale e kemi “pasha robt” ku kjo e fundit i referohet antareve te familjes te cilet i konsiderojme rober,
- Perderisa ne lajmet si ” nje shqiptar vret gruan sepse e kapi ne tradheti ” dhe shkruhen mbi 5000 komente ” mir ja ka bo k****” duke arsyetuar vrasjen dhe stimuluar vrasjet e reja
- Perderisa na kthehet ne teme nacionale nje dasem, e bejme te famshme nje grimere, ose tallemi me persona me probleme mendore
- Perderisa ne mesin tone ka njerez qe shpifin , fyejne, ofendojne figurat me te rendesishme kombetare
- Perderisa femijet i cojme me telefona smart te llojit te fundit ne shkolle qe nga klasa e pare
- Perderisa e shkruajme shqipen per faqe te zeze
- Perderisa marrim ne telefon drejtori e profesora per ti share pse i ka vene femijes note te ulet me merite
- Perderisa para baneses kemi plot letra e mbeturina
- Perderisa behen figura popullore djem kriminelesh, politikanesh te korruptuar,
10 Perderisa nenat udhezojne vajzat e tyre te lidhen me djem qe kane leke si kriter kryesor
- Perderisa pa cliruar veten duam te ikim ne shtete te huaja te clirojme te tjeret
- Perderisa behemi patriote vetem ne ndeshje sportive
Dhe mijera gjera tjera
Vertete mendoni qe ndryshimi thelbesor arrihet me nje pale zgjedhje ?
Ndryshimi jone fillon kur ndryshojme keto me larte. Deri atehere jemi ne piken zero” .



