Bebe Rexha i përgjigjet reperit shqiptar për fotografitë në Instagram?
Bebe Rexha ka postuar një fotografi që nuk ka lënë njeri pa e parë e komentuar.
Ajo është fotografuar vetëm në tanga, e shtrirë në dyshemenë e banjos me një pasqyre në dorë, duke u bërë gati për festë.
E njerëzit e kanë quajtur me emra të ndryshëm këngëtaren e cila ka mbushur 30 vjet.
Bebe nuk ka lënë pa reaguar për këto fjalë, teksa foton nuk e ka ndërmend ta fshijë.
Në një status në Tëitter ajo ka shkruar: “Po unë jam një zuskë, një kur… Të gjitha këto”.
Kjo nuk është hera e parë që Bebe i kundërpërgjigjet njerëzve që nuk janë rehat me postimet e saj.
Ajo pak kohë më parë kishte kritikuar një producent i cili i kishte thënë se asaj më nuk i ka hije të shfaqet e zhveshur në postime e në publik, pasi nuk e kishte moshën.
Bebe ka bërë një postim të gjatë ku kishte shpjeguar pse ajo ndihet rehat në lëkurën e saj dhe se po ndihet më tërheqëse se kur ishte në të 20-tat.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare kishte marrë shumë përkrahje nga emra të njohur të industrisë për atë postim.
Madje edhe një reper shqiptar ia kishte kushtuar një tekst moralizues në Instagram të cilin mund ta lexoni KËTU.




