BSPK-ja nuk i përfaqëson punëtorët e Kosovës
“Ne nuk jemi pjesë e BSPK-së. S’jemi sepse ne duam të bëjmë ndryshime. Aty kanë mbetur njerëz që nuk duan ta lëshojnë atë pozitën”, ka pohuar Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës në Kosovë.
“Ne nuk jemi pjesë e BSPK-së, sepse atje është dashur të ndërrohet shumëçka, ne si SBASHK po bëjmë”.
Ndërsa Valbona Kamberi, kryetare e Sindikatës së Policisë deklaroi se në BSPK nuk është treguar vullnet për të bashkëpunuar dhe hapur dyert për të rinte.
“Nuk kanë qenë në gjendje gatishmërie që të hapet dera për të rinj”.
“Ne, disa sindikata që kemi marrëveshje, përbëjmë mbi 70 për qind të punëtorëve të Kosovës. BSPK-ja mund të thotë çfarë të do, por realiteti është ndryshe”.
Por, po na mungon një ombrellë”, pohoi Kamberi.
Kurse Blerim Syla, nga Federata Sindikale e Shëndetësisë, duke folur për këtë çështje në Info Magazine pohoi se kjo BSPK, e dobët kështu siç është i konvenon Qeverisë.



