24-vjeçari nga Kosova në shënjestër të klubeve italiane
Qendërmbrojtësi 24 vjeçar firmosi në fillimin e sezonit të kaluar me Empolin, me shpresën se do të gjente hapësira në radhët e kësaj skuadre dhe do të debutonte në Serinë A.
Por pasi kaloi një gjysmë sezoni pa zbritur asnjëherë në fushën e lojës, ai i dha lamtumirën kësaj skuadre, duke u huazuar te Pavia në janar, e më pas në verë te ekipi i Lukezes.
Me këtë të fundit, Dermaku ka treguar plotësisht vlerat e tij dhe sipas mediave italiane, lojtari ka filluar të tërheqë përsëri vëmendjen e disa klubeve të njohura në Serinë B dhe në Serinë A.
Edhe pse trajneri Martushelo i Empolit ishte i pavendosur nëse do të mbante apo jo futbollistin në grupin e skuadrës në këtë edicion, lëvizja e tij në verë ka rezultuar e duhura sepse falë vlerësimeve që ka marrë në 10 ndeshjet që ka luajtur në këtë sezon me Lukezen, emri i Dermakut ka përfunduar në bllokun e shënimeve të disa ekipeve me emër.
“La Gazzeta Dello Sport” raporton se për mbrojtësin, kartoni i të cilit përllogaritet rreth 1 milion euro, mund të ketë kërkesa në janar, ose skuadrat e interesuara për të mund të presin deri në verë, kur ai do të jetë një lojtar i lirë pasi i përfundon kontrata me Empolin.



