Kur futbolli bashkon njerëzit
Duke u futur në fushën “Celtic Park” para ndeshjes së mërkurës të Ligës së Kampionëve mes Celticut dhe Barcelonës, menjëherë të kthehen kujtimet e lavdisë së kaluar, siç është ajo e “luanëve” të Jock Stein, kur Celticu i udhëhequr nga ai u bë ekipi i parë britanik që ngriti trofeun më të madh të Evropës në vitin 1967.
Vitin e ardhshëm do të jetë 50-vjetori i asaj nate historike, ku 11 djem lokalë – të gjithë me përjashtim të njërit prej 15 lojtarëve sa ishin në skuadër, kishin lindur brenda 16 kilometrave nga “Celtic Park” – mposhtën gjigantët italianë të Interit dhe u bënë të pavdekshëm pasi ngritën trofeun e Evropës.
“Është e pavdekshme, e pavdekshme”, thotë tifozi i Celticut, Colin Boyle. “Ajo skuadër përmbledh shpirtin e Celticut, dhe kjo është ajo që ka rëndësi – futboll ekspansiv, të bësh miq në Evropë, një skuadër miqësore e hapur për të gjithë, e hapur për të gjithë pavarësisht fesë, racës apo besimit. Të gjithë janë të mirëpritur”. Ai shpirt ishte shumë prezent të mërkurën.



