Brenda burgut famëkeq Evin në Iran: Të burgosurit përdhunohen, drogohen, rrihen e vriten (Foto)

Brenda burgut famëkeq Evin në Iran: Të burgosurit përdhunohen, drogohen, rrihen e vriten (Foto)

Blogerja britaniko – australiane, Jolie King, ishte arrestuar në fillim të korrikut në Iran me të dashurin e saj, pasiqë u dyshuan se qëndronin prapa fluturimit të një droni në kryeqytetin iranian, Teheran.

Ajo u dërgua në një burg iranian bashkë me britaniko – iranianen Nazanin Zaghari – Ratcliffe e cila ishte burgosur që nga viti 2016.

(Foto: Nazanin Zaghari – Ratcliffe )

Ato u dërguan në burgun Evin, që ndodhet në malet Albert në Tehranin perëndimor. I ndërtuar në vitin 1972, ky burg përshkruhet si një nga burgjet më brutale në Iran gjithsesi, por edhe në botë.

Blogerja britanike, e ka përshkruar këtë burg të tmerrshëm, ku nuk ka dritare dhe ajër dhe ku ‘gardianët torturojnë, përdhunojnë dhe vrasin të burgosurit’, shkruan dailymail, përkthen Periskopi.

Burgu ku i vetmi zë që dëgjon aty është…zëri i vdekjes:

Burgu famkeq i ndërtuar më 1972 nën regjimin e Mohamed Reza Pahlavi, ishte ndërtuar enkas për t’i dërguar aty kundërshtët më të mëdhenj politik. Raportet thonë se mijëra të  burgosur aty janë ekzekutuar.

Për të burgosurit, aty ‘përkujdeseshin’ edhe pjesëtarë të shërbimit të sigurisë iraniane, të njohur për torturat më macabre dhe vrasjet ndaj kundërshtarëve politikë të Pahlavit.

Burgu ka një kapacitet që mund të mbajë rreth 1500 të burgosur. Gjatë viteve 1980, qindra disidenttë, pjesëtarë të grupit muxhahedin të Iranit ishin varur në këtë burg. Kjo njihet si vrasja më e madhe ndaj oponentëve politik në historinë moderne.

Në ditët e sotme, në këtë burg mund ‘ta gjejë veten’ gjithkush që dyshohet për diçka në Iran.

Për shkak se aty janë burgosur dhe kanë humbur jetën shumë intelektualë të Iranit, burgu ka marrë pseudonimin ‘Universiteti Evin’.

Regjimi e kishte ndërtuar kësisoji këtë burg, që t’i frikësonte kundërshtarët se ‘kushdo që hyn në të, nuk del i gjallë prej aty’.

Në mesin e tyre, ka qenë edhe Farzan Madadzadeh, që në vitin 2015, thotë të jetë rrahur për 16 orë rresht.

Ai thotë se gardianët e rrihnin dhe e ‘godisnin si në futboll’, për ta dërguar sërish në qeli, përdornin elektroshok dhe e çonin për ‘ta rikhthyer në gjendje normale’.

Ai rrëfen se çdo natë, për pesë vjet, kur mund të flinte ngapak, para se të bënte gjumin, lutej nëse ajo ‘do të ishte nata ta vrisnin, apo do të duhej të përballej me tortura edhe në mëngjesin e së nesërmes’.

Cili është krimi që kreu ai? Foli kundër regjimit iranian…

“Aty jeni cak i të gjitha llojeve të torturave fizike dhe psiqike që mund të ekzistojnë’, rrëfen për daily mail.

“Privimi nga gjumi, goditja e vazhdueshme për orë të tëra’.

“Cdo moment ju prisni të ndodh një session i ri torturash ose dënim me vdekje. Jeni totalisht i izoluar nga bota. Zëri i vetëm që dëgjoni është zëri i vdekjes”, thotë ai.

Ai thotë se gardianët përdorin edhe drogë të ndryshme, përfshirë heroinën, për t’i bërë të burgosurit të varur dhe për ta bërë më të lehtë ‘punën e tyre’.

30 vjeçari, është në mesin e pak iranianëve që janë arratisur nga vendi dhe u është bashkuar protestave në Paris kundër ekzekutimeve që bën Irani.

Irani mbetet një nga vendet me numrin më të madh të të burgosurve të gazetarëve e aktivistëve në botë.

Marina Nemat, ishte 16 vjeçare kur u dërgua në këtë burg. Ishte viti 1986.

Ajo ka thënë se ‘është përdhunuar shumëherë në këtë burg’.

“Jam përdhunuar shumë shpesh në Evin, pasi isha bërë 17 vjeç. Sa për këtë punë, aty kjo konsiderohet legale”, ka rrëfyer ajo për Sky Neës.

‘Kushtet në burgun Evin nuk kanë ndryshuar shumë prej asaj kohe”, vazhdon tutje ajo.

Në vitin 2014, Amnesty International, ka denoncuar se si këtë burg ndodhin persekutime dhe trajtime çnjerëzre ndaj aktivistëve e të burgosurve politikë. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: