Daut Haradinaj thotë se Tribunali Special nuk do ta ftonte Ramushin nëse do ta hiqte taksën

Daut Haradinaj thotë se Tribunali Special nuk do ta ftonte Ramushin nëse do ta hiqte taksën

Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Daut Haradinaj, e ka komentuar thirrjen e vëllait të tij, Ramush Haradinajt, nga Tribunali i Hagës gjatë kohës kur ai po qeveriste vendin.

Haradinaj e lidh thirrjen e kryeministrit, tash në detyrë, nga Haga, me këmbënguljen e tij që të mos e heq tarifën që Qeveria ia ka vënë mallrave serbe.

Sipas Daut Haradinajt, nëse kryeministri do ta hiqte taksën, ai nuk do të ftohej për intervistim nga Dhomat e Specializuara.

“Ta kish hjek taksën, nuk ish ftu në Gjykatë Speciale. Jam 100 për qind i sigurt” , tha Haradinaj.

Tutje, ai thotë se vëllai i tij nuk është thirru për t’u akuzuar në bazë personale, por si komandant i UCK’së në zonën e Dukagjinit.

 

Shpërndaje në: