Man United mundohet shumë por në fund ia del kundër Leicesterit
Manchester Unitedi e ka regjistruar fitoren e dytë sezonale në Ligën Premier duke e mposhtur Leicester Cityn me rezultat 1-0 në Old Trafford, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në kampionatin anglez.
Andreas Pereira pati një nga shanset e para në ndeshje, ndërsa rezultati u zhbllokua në minutën e tetë pas akordimit të një penalltie për vendasit.
Marcus Rashford e mori përgjegjësinë dhe nga pika e bardhë u tregua i saktë duke e mposhtur portierin Kasper Schmeichel (8′).
Pjesa e parë nuk prodhoi raste të tjera për t’u përmendur, ndërsa në gjysmën e dytë, James Maddison rrezikoi nga gjuajtja e lirë.
Edhe Rashford ishte i rrezikshëm nga gjuajtja e lirë në anën tjetër, derisa Wilfred Ndidi pati një shans shumë të mirë që ta barazonte rezultatin në minutat shtesë, por nuk ia doli. /Periskopi.com/



