‘Neymar, ti bir k**’: Reagimi brutal i fansave të PSG-së në rikthimin e brazilianit kundër Strasbourgut

‘Neymar, ti bir k**’: Reagimi brutal i fansave të PSG-së në rikthimin e brazilianit kundër Strasbourgut

Marrëdhënia e Neymarit me Paris Saint-Germainin kurrë më nuk do të jetë e njejta pas kësaj vere.

Braziliani, i cili theu rekordin botëror me kalimin në Paris, qartazi dëshiroi të largohet nga klubi në afatin kalimtar, raporton Periskopi.

Një rikthim te Barcelona dukej shumë i mundur, por Real Madridi asnjëherë nuk u duk shumë larg si opsion.

PSG fans gave Neymar a terrible reception on his return

Por largimi i tij nuk u materializua kurrë dhe Neymar mbeti edhe për një tjetër sezon te PSG – diçka që raportohet se e ka lënë atë të përlotur.

Ai u rikthye në skuadrën e parë të PSG-së për ndeshjen kundër Strasbourgut, të shtunën.

Dhe, e drejtë të themi, fansat nuk e pritën atë me shumë ngazëllim.

Fillimisht, emri i tij u vërshëllye kur u përmend në stadium, para se ultrasit të dëgjoheshin duke brohoritur: “Neymar, ti bir k**.”

Shikoni dy videot e mëposhtme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: