Zyrtare: Guardiola tregon nëse Messi do të transferohet te City
Strategu katalunas thotë se argjentinasi do ta përfundojë karrierën te Barcelona, duke hedhur poshtë mundësinë e transferimit të tij në Etihad Stadium.
“Unë e kam thënë këtë më shumë se një herë”, tha Guardiola.
“Messi do ta përfundojë karrierën në Barcelona. Dhe, kjo është ajo që unë thellësisht e dëshiroj”, shtoi ai.
29-vjeçari nuk po gjen gjuhë të përbashkët me klubin rreth rinovimit të kontratës, gjë e cila ka nxitur spekulimet për një largim të mundshëm të tij nga Camp Nou. /Periskopi.com



