Hajredin Kuçi: Kosova ka nevojë për reforma, por s’mund ta mohojmë se është shtet
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se numri 2 të cilin ai e mban në listën e këtij subjekti partiak, ishte krejtësisht relevant dhe se nuk ishte ai që e kishte kërkuar një gjë të tillë.
Kuçi në Zonën Zgjedhore tha se i është mirënjohës liderit të PDK-së Kadri Veselit për pozitën që ia besoi, pasi në mandatin e ardhshëm do të ketë konfrontime vetëm të ideve dhe mendimeve duke kontribuar në interes të vendit, njofton Klan Kosova.
”E kam bërë me vetëdije të plotë. Unë kam transmetuar atë që kam menduar por nuk kanë ndodhë që PDK të jap premtime që më pas s’do bëheshin realitet”.
”Për numrin 2 në listë i jam mirënjohës edhe Kadri Veselit edhe PDK-së. Nuk e kam kërkuar numrin 2, është krejtësisht relevante dhe 119 e kisha pranuar pa asnjë problem. Nuk do të jem ai që do ngarend pas atyre punëve. Do të kem konfrontim të ideve dhe mendimeve, më shumë do të jap kontribut për Veselin dhe partinë. Atë që kemi bërë dhe atë që se kemi bërë mirë, do të mundohemi ta transmetojmë në të mirën e vendit”.
”Kam qenë drejtues aktiv i politikës. Asnjëherë, në momentin kur politika nuk është ideal unë nuk e kam profesion. Unë nuk e kam logjikën dhe profesionin në politikë. Kosova në një moment të caktuar ka nevojë për konceptin e vizionit politik. Kam bindjen e plotë që edhe digjitalizimi i mediave që vlerat e politikës më nuk i menagjon më një njeri. Unë kam thënë ”Kur ligji si bie tamam një populli duhet të ndërrohet ligji jo populli”. Më shumë kanë shkuar mediat i kanë pyet politikanët se çka po ndodhë, ndërsa tani po ndodhë e kundërta, politikanët po i pyesin mediat çka po ndodhë”.
”Politikanët duhet të jenë më të hapur në konceptin për demokracinë. Nëse një partneritet ndërkombëtar gjendet mirë apo keq nuk i takon vetëm një individi apo partie politike. Intelektualët, nuk mund të jenë pasivë të fateve të kombit. Historia i bënë përgjegjës ata të përgjegjshmit. Intelektuali nuk është shkolluar për t’i mbajt dy orë mësim. Edhe mediat duhet t’i seleksionojnë. Ne mund të themi se Hajredin Kuçi nuk vlen por çështja e Kosovës vlenë. Njerëzit këtu e dinë që vendi ynë ka nevojë për më shumë reforma, por s’mund ta mohojmë që Kosova është shtet, që kemi infrastrukturë të barazvlefshme me rajonin dhe se do t’i mbrojmë kufijtë, por duhet ta dijë edhe Brukseli çfarë mendon edhe Ëashingtoni po ashtu. Jam i bindur që PDK do të fitojë me Kadri Veselin”.



