Kastrati për mbylljen e shkollave: Krejt buxhetin po na e harxhojnë pagat e mësimdhënësve të tepërt

Kastrati për mbylljen e shkollave: Krejt buxhetin po na e harxhojnë pagat e mësimdhënësve të tepërt

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, lidhur me vendimin e tij për mbylljen e disa shkollave në atë komunë, ka thënë se numri i lartë i punëtorëve arsimorë e ka harxhuar deri më tani buxhetin, që mund të jetë shfrytëzuar për kushte më të mira nëpër shkolla, transmeton Periskopi.

‘’Më vjen keq për sindikatën që nuk i kupton kompetencat.  402 punëtorë arsimi është dashur të përfitojnë nga buxheti. Komuna i ka 798 punëtorë. Ka më shumë dhe të gjithë paguhen prej buxhetit që ish dashtë me u investu në shkolla, e rrugë. Që është dashtë me u ofru kushte më të mira. Krejt buxhetin po na  e marrin mësimdhënësit që janë më shumë’’, ka thënë Kastrati në Magazina Zgjedhore.

Tutje, Kastrati tha se mësimdhënësit e larguar do të mund të përfitojnë 70 për qind të pagës.

‘’Asnjë mësimdhënës nuk e largojmë prej pune, vec kompensim të 70 për qind të pagës. Por kjo varet a e pranon SBASHK’u. Qata mësimëdhës vec janë duke  u pagu’’, tha Kastrati.

Pas marrjes së vendimit të kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastratit, për mbylljen e 19 shkollave të kësaj komune në emër të reformave në arsim; banorët e kësaj ane në bashkëpunim me SBASHK-un kanë organizuar protestë./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: