Mirena: Kandidatët për kryeministër nuk po flasin konkretisht për temat kryesore
Analisti, Ilir Mirena ka folur rreth kandidaturave për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 6 tetor, shkruan Periskopi.
Mirena ka thënë se kandidatë po i ikin temave kryesore dhe se nuk flasin konkretisht për këto temat që e presin qeverinë e re.
“Ma me rëndësi ish kanë se çka i pret këta kandidat dhe dhe çka pritet nga ta. Është mirë më na kallxu konkretisht se cila është zgjidhja që kanë me në ofru. Deri tash krejt po i ikin temave kryesore nuk flasin konkretisht, a kanë më hjekë taksën, çka kanë më ba me dialogun”, ka thënë ai.
Mirena ka thënë se kandidatët për kryeministër nuk flasin qartë por vetëm sipërfaqësisht.
“Asnjë kandidatë për kryeministër nuk e thonë qartë që do ta hjeki taksën, vetëm në mënyrë më të butë. Çështjet e brendshme, korrupsioni, arsimi, shëndetësia. Mua si qytetar më interesojnë këto përgjigje se çfarë do të bëjnë më këto çështje”, ka thënë Mirena./Periskopi/



