“Adelinë, plas që s’je këtu” (Foto)
Deputeti i lëvizjes Vetvendosje ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku është shfaqur nën shoqërinë e motrave Ema dhe Zanfina.
Në mbishkrimin e fotos, deputeti ka ‘thumbuar’ këngëtaren e njohur Adelina Ismailin, e cila për shkak se ndodhej në Zvicër nuk mund të ishte pjesë e kësaj ceremonie përkujtimore.
“Adelinë, plas që s’je këtu”, ka shkruar Fisniku në mbishkrimin e fotos, gjersa ka publikuar më pas edhe një fotografi tjetër me kushërirën e vogël Zanfina, me mbishkrimin “Kyss e keni”.



