Ajo që bën fansat e Napolit gjatë himnit të CL para ndeshjes me Liverpoolin është thjesht brilante
Jurgen Klopp dhe skuadra e tij, Liverpooli, sigurisht se nuk ishin shumë të impresionuar kur e kuptuan se në cilin grup të Champions Leagues do të garojnë.
“Të Kuqtë” do të kenë punë të vështirë kundër Napolit, me të cilën sigurisht se do të garojë për vendin e parë, derisa Salzburg dhe Genk nuk konsiderohen si teste shumë të vështira, raporton Periskopi.
Stadiumi i Napolit është definitivisht një vend shumë i papërshtatshëm për kundërshtarët.

Se sa entuziastë janë fansat napolitanë e dëshmon veprimi i tyre para ndeshjes së sontme me Liverpoolin.
Derisa po intonohej himni i Champions Leagues, krejt në fund fansat dëgjohen duke brohoritur të gjithë njëzëri: “The Champions.”
Dhe është thjesht brilante.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Napoli fans together shouting “THE CHAMPIONS”#ChampionsLeague #NapoliLiverpool pic.twitter.com/JZtNKu9ovF
— Footy Chants (@FootyChants123) September 17, 2019



