Molliqaj: Në këtë fazë të dialogut duhet të jetë dikush si Haradinaj
Dardan Molliqaj nga koalicioni AAK-PSD ka dhënë qëndrimin për dialogun me Serbinë dhe pozicionin e kufijve të Kosovës.
Molliqaj në Debat Plus tha se procesi i dialogut të Kosovës ka marrë drejtim të gabuar prej kohës kur është shpallur pavarësia e Kosovës e deri pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Pas shpalljes së pavarësisë dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese procesi i dialogut ka marrë drejtim negativ në kuptimin e shtetndërtimit të Kosovës. Mënyra se si është zhvillu pas periudhës së votimit të Asamblesë së Këshillit të Sigurimit e deri këtu, Kosova nuk ka përfitu. Nuk mendoj se është faji veç i Kosovës por edhe i Kosovës, sepse paradigmën mbi të cilën e ka vendos BE në veçanti Kooper që ka qenë përfaqësues i lartë që të merremi vesh për pjesët dhe jo për të përgjithshëm, ka dështu, dhe jam i lumtur sepse tash kemi ardhë në pikën ku edhe faktori ndërkombëtar edhe vendor se Kosova dhe Serbia duhet me pas një marrëveshje përfundimtare e cila zgjedh një herë e mirë çështjen e Kosovës. Ajo çka ka bërë Haradinaj ka ngrit pozicionin e Kosovës jashtëzakonisht shumë. Dhe nuk mund ta zbres askush. Në këtë fazë të dialogut duhet të jetë dikush si Haradinaj”, përfundon Molliqaj./Periskopi/



