Lajme të reja për adhuruesit e serialit ‘Kafeneja Jonë’
Pak muaj më parë u njoftua mbi rikthimin e një prej serialeve më të pëlqyera kosovare pas luftës, ‘Kafeneja Jonë’.
Ishin stafi i kësaj sipërmarrje ata që bënë të ditur lajmin se ky serial do të rikthehet së shpejti, pas një ndërprerje në rikthimin e dytë i cili ishte jetëshkurtër.
Megjithatë, për shikuesit besnikë të ‘Kafeneja jonë’ ka lajme të këqija.
Pavarësisht paralajmërimeve, gjërat kanë ndryshuar dhe rikthimi nuk do të ndodhë në këtë sezon të ri televiziv, të paktën edhe për një kohë.
Shkak duket të jetë mungesa e përgjigjes nga lista e sponsorëve potencialë që do të mbështesnin këtë projekt.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të ‘Kafeneja Jonë’ ku mes tjerash thuhet:
Njoftojme shikuesit e serialit Kafeneja Jone qe ende nuk kemi pergjigje definitive nga sponzoret potencial per mbeshtetjen e prodhimit te nje cikli te ri te serialit Kafeneja Jone, dhe ai rrjedhoje e kesaj, ende nuk do te mind te fillojme me prodhim.
Shpresojme qe ne nje te ardhme te afert do te arrijme te sigurojme mbeshtetje financiare.
Kerkojme ndjese per zhgenjimin, edhe pse nuk eshte faji i ekipit.



