Veseli për Isa Mustafën: Me u pasë jep unë tenderë fëmijëve të mi, s’kisha mujt me dalë para juve këtu
Kadri Veseli, kandidat për kryeministër nga PDK ka thënë se është i vendosur për luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit nëpër institucione, transmeton Periskopi.
Veseli sonte në Zona Zgjedhore ka përmendur faktin kur Isa Mustafa u kishte dhënë tender djemve të tij sa ishte kryeministër. Po ashtu edhe drejtorët e Vetëvendosjes me aktakuza në Prizren.
‘Me i pasë jep unë tenderë fëmijëve të mi, s’kisha mujt me njet para juve këtu. Me i sjell familjarët para bordeve të institucioneve. Me mbajt drejtorë me aktakzua, në Prizren , jo një, por 3. Me tender të imporvizur dhe me regjistrime të Serbisë’’, tha Veseli.
‘’Unë do të flas për brengat dhe hallet e qytetarëve. Jam i vendosur’’, shtoi Veseli./PERISKOPI/



