Ja se si kërkon para Lëvizja Vetëvendosje në Zvicër: I konsideron ‘pak para’ 1000 € (Foto)
Lëvizja Vetëvendosje është mobilizuar fort për zgjedhjet e 6 tetorit, dhe si herëve të kaluara po kërkon donacione nga qytetarët që jetojnë në diasporë. Kryetari i saj dhe njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti, më herët kishte zhvilluar disa vizita në Zvicër, Gjermani, Turqi etj.
Kjo parti e ka formalizuar dhurimin e të hollave përmes një formati financiar në Internet.
“Si subjekti më transparent në Kosovë, ne e kemi patur një mbështetje financiare në rritje, e cila është përkthyer edhe në rezultat më të mirë elektoral.” – thuhet në postimin e tyre, duke lënë të nënkuptohte që “sa më shumë para të japin, aq më shumë vota do të marrin.”

Më tej, Vetëvendosje në Zvicër deklaron se nuk pranon financime nga persona apo biznese të dyshimta edhe pse në aplikacionin për të dhuruar secili pa dallim mund ta bëj një gjë të tillë. Përveç saj, aty nuk ofrohet asnjë definim se çka konsiderohet e dyshimtë dhe çka konsiderohet e padyshimtë dhe si mund të verifikohet një gjë e tillë, shkruan Periskopi.

Pra, duket se kemi të bëjmë me një tjetër dallaver fjalësh. Më tej, aty thuhet që Vetëvendosje “nuk pranon shuma të mëdha” edhe pse siç mund të shihet një individ i thjeshtë mund të dhurojë deri në 1000 Euro në ditë.
Lëvizja Vetëvendosje, ashtu si subjektet e tjera politike, financohet me miliona euro nga Qeveria e Republikës së Kosovës./Periskopi



