I dënuari nga burgu kërcënon për akte terroriste, nis hetim
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë, pas monitorimit të bërë nga Antiterrori për Naim Beharin (Nikolas Kostandinos).
Ai aktualisht është i dënuar në burgun e Fushë Krujës. Ndaj tij janë referuar materialet në Prokurorinë e krimeve të Rënda në veprën penale “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.
Behari vuan një dënim për vrasje dhe ka kërcënuar nga telefoni i burgut se do të kryente akte terroriste.



