Nuk ndalej së përqafuari shokun e klasës: 5 vjeçari shpallet ngacmues seksual

Nuk ndalej së përqafuari shokun e klasës: 5 vjeçari shpallet ngacmues seksual

Një familje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thotë që djali i tyre pesë vjeçar me autizëm është cilësuar si “ngacmues seksual” pasi e kishte përqafuar një shoqe të klasës.

Nathani po mësonte në East Ridge Elementary në Chattanooga të Tennessee-t. Autoritetet e shkollës kanë thënë që e kishin paralajmëruar disa herë që të mos i kalonte kufijtë, por ai nuk ndalej së përqafuari një tjetër fëmijë.

Summery Putnar, kujdestarja e djalit, i tha News Channel 9, përcjell Periskopi, se kishte pranuar një thirrje nga mësuesi në fillim të shtatorit.

Ajo tha që mësuesi i kishte thënë që djali i akuzohej për “aktivitete seksuale” pas përqafimit dhe puthjes në qafë të një fëmije tjetër.

Por znj.Putnam tha që pesë vjeçari nuk ishte i vetëdijshëm se kishte kapërcyer ndonjë kufi.

“Ai nuk e dinte që po bënte diçka gabim,” shtoi më tej ajo. /Periskopi

Shpërndaje në: