Ja me çfarë note u vlerësua Milot Rashica pas supergolit kundër Dortmundit sonte

Ja me çfarë note u vlerësua Milot Rashica pas supergolit kundër Dortmundit sonte

Milot Rashica bëri rikthimin e shumë pritur në formacionin startues për Werder Bremenin pas rikuperimit nga lëndimi, në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit, të shtunën mbrëma.

Superylli kosovar hapi llogarinë e golave duke realizuar për epërsinë e skuadrës së tij në minutën e 7-të pasi shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Davy Klaassen në zonë, raporton Periskopi.

Ndeshja në fund përfundoi me rezultat 2-2, me Rashicën që mori një vlerësim të mirë nga “Whoscored” pas vërshëllimës së fundit.

Gjiganti i statistikave e vlerësoi me notën 7.3 paraqitjen e Rashicës, i cili u zëvendësua në minutën e 73-të nga Benjamin Goller. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: