KQZ nuk i beson KEDS-it, blen bateri e llampa
Kjo pasi Sekretariati i KQZ-së, ka publikuar një tender, në vlerën e 437 euro, për furnizimin me bateri 1.5 v për UV llampa, për zgjedhje të jashtëzakonshme në Drenas, shkruan Gazeta Fjala.
“Furnizim me Bateri 1.5v për UV Llampa për zgjedhje të jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Gllogoc”
“ORBICO SH.P.K”, është kompania të cilës i është besuar tenderi. Ndërsa në garë kanë qenë vetëm dy konkurrentë siç bëhet e ditur.
Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas do të mbahen me 4 dhjetor. /Gazeta Fjala/



