Hamilton apo Rosberg, sot Abu Dhabi vendosë për kampionin e ri në Formula 1
Pas kësaj gare do të kuptohet edhe kampioni i ri në këtë garë, ku do të vendoset ndërmjet garuesve të skuadrës angleze Mercedes AMG Petronas.
Anglezi Lewis Hamilton është në pole pozicion por është Nico Rosberg favorit të shpallet kampion.
Nëse Hamilton përfundon garën i pari atëherë Rosbergut i nevojitet vetëm pozita e tretë që të shpallet kampion.
Në rast të përfundimit të Hamilton në pozitën e dytë atëherë Rosbergit i duhet vetëm pozita e gjashtë që të shpallet kampion.
Hamilton po që se nuk arrinë të përfundojë në podium, automatikisht Rosberg do të shpallet kampion i Formula 1. /Periskopi/

Permutacionet para garës

Renditja e përgjithshme e garuesve



