Kendall Jenner në lidhje të re? Flet modelja

Kendall Jenner në lidhje të re? Flet modelja

Kendall Jenner ka shuar kureshtjen pas thashethemeve se është në lidhje të re.

Kendall Jenner së fundi mori pjesë në martesën e shoqes së saj, Hailey Baldwin.

Në këtë ceremoni, modelja u shoqërua nga modeli Fai Khadra, me të cilin u tha se është në lidhje dashurie.

Por, përmes një postimi në Instagram, Kendall para miliona ndjekësve, ka treguar se nuk është në lidhje me të.

“Nuk jemi në lidhje, ai vetëm më shoqëroi”, ka shkruar modelja.

Shpërndaje në: