Pamje nga aksidenti në Prishtinë ku u përfshi Tayna
Menaxheri i Taynas, Rinor Hykolli , e ka konfirmuar për Gazetën Express se artistja që ai e ka nën menaxhim është aksidentuar sot në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Hykolli ndryshe ka treguar se Tayna është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka marrë lëndime trupore, pos dëmtimeve të vogla të veturës.
Ai ka dhënë versionin e tij të aksidentit duke thënë se vetura e artistes është goditur nga një makinë tjetër.




