Kadare afër Nobelit për Letërsi: Ja kuota e tij në bastore (Foto)
Më 10 tetor, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Suedisë do të ndajë dy çmime Nobel për Letërsi. Në mesin e favoritëve, si çdo vit, është edhe ai i shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare.
Kësaj here do të ndahen dy çmime Nobel, duke qenë se në vitin e kaluar nuk u dha asnjë pas skandaliz seksual që përfshiu anëtarët që merren me përzgjedhjen e fituesit, shkruan Periskopi.
Dhe kjo ka bërë që Kadare të ketë dyfish më shumë shanse për të fituar se që kishte në vitet e kaluara. 
Kadare ka kuotën e 18 eurove në bastore, ose tri euro më shumë se shkrimtari i famshëm çek Milan Kundera.
Sidoqoftë, shkrimtarët që vlerësohet të kenë më së shumti gjasë, e prandaj kanë edhe kuotë më të vogël, janë poetja 69 vjeçare kanadeze Anne Carson (5 Euro), shkrimtari francez Maryse Conde (me 6 euro), shkrimtarja kineze Can Xue me (9 euro) dhe japonezi Haruki Murakami (9 euro).



