Isa Mustafa quhet shef i makinerisë së rrenave

Isa Mustafa quhet shef i makinerisë së rrenave

Kryetari i Degës së AAK-së në Pejë, Avni Arifi e ka quajtur kryeministrin Isa Mustafa shef të makinerisë së rrenave, pas disa statuseve të Mustafës ku thotë se Kosova po zhvillohet ekonomikisht.

“Kur flet Isa Mustafa për rritje ekonomike dhe zvogëlim të papunsisë krijon bindje se është shef i Makinerisë së Rrenave e jo Kryeministër”, ka shkruar në Facebook.

Mustafa tha sot përmes Facebook-ut se ulja e papunësisë në Kosovë ka ardhur si rezultat i rritjes reale ekonomike.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se trendi i uljes së papunësisë në Kosovë ka ardhur si rezultat i rritjes ekonomike.

“Shkalla e papunësisë në Kosovë, 26.2%. Më e ulëta në pesë vitet e fundit. Janë këto rezultate të dala nga Anketa e Fuqisë Punëtore, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, të kryer nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, i kumtuar nga ministri Abrashi”, ka shkruar Mustafa sot në Facebook. /Periskopi/

Shpërndaje në: