Mel B, 5 mijë dollarë për atë që kap hajdutin që hyri në makinën e saj
Këngëtarja britanike, 41 vjeç, postoi një video në Instagram që tregonte një burrë duke hequr valixhe nga automjeti këtë të premte.
Mel B i ka kërkuar fansave të saj të kontaktojnë bashkëshortin e saj Stephen Belafonte në rrjetin social nëse kanë ndonjë informacion lidhur me incidentin.
Ajo shtoi se policia po heton ngjarjen por çifti ka nevojë për ndihmën e publikut.




