Hazard thotë se Arsenali dhe Man Utd nuk janë në garë për titull
Belgu thotë se rivalët kryesor të të kaltërve të Londrës për titull janë Manchester City dhe Liverpool.
Kështu, ai nuk konsideron se Arsenali dhe Manchester United mund të rivalizojnë për titull.
“Manchester City dhe Liverpooli”, është shprehur Hazard për reporterët kur është pyetur për ekipet rivale për titull në këtë sezon.
“Ato janë të dyja shumë të mira, nëse duam të jemi aty në fund atëherë duhet të përfundojmë para tyre. Javën e ardhshme ne shkojmë te Manchester City, një kundërshtar i vështirë. Duhet të vazhdojmë kështu, kemi shumë besim dhe duam të fitojmë çdo ndeshje”, ka thënë Hazard. /Periskopi.com



