Barcelona tronditet para El Clasicos
Katalunasit takohen më 3 dhjetor për të zhvilluar derbin kundër Real Madridit.
Por, Barcelona do të duhet t’ia dalë pa mbrojtësin Jordi Alba, i cili pësoi mbrëmë një dëmtim në sfidën ndaj Real Sociedadit.
Mediat spanjolle shkruajnë se me shumë gjasë ai do të mungojë në sfidën ndaj Los Blancos, për shkak të dëmtimit në gju. /Periskopi.com



