Paguhet 1.2 milionë dollarë për publikimin e fotove provokuese në Instagram
Një ‘yll’ i Instagramit ka treguar se si ka arritur të bëjë një shumë të madhe parash vetëm për shkak publikimit të fotografive provokuese.
Nëse jeni ulur në punë duke menduar se nuk paguheni asgjë për punën që e bëni, atëherë historia e kësaj vajze do ju bëjë ta mendoni edhe më shumë këtë fakt.
Apo ndoshta të mendoni që qenka një opsion më i thjeshtë dhe më i lehtë ku ju mund të bëni para, raporton “Daily Mirror”, transmeton lajmi.net.
Një modele e Instagramit nga Romania sapo ka zbuluar shumë marramendëse të parave që e fiton çdo vit nga profili i saj në Instagram- edhe pse e ka privat.

Andrea, ka punuar më herët si një dizajnere grafike, por tani ajo i ndan format e veta trupore në rrjete sociale, me më shumë se 3 milionë ndjekës në Instagram dhe ka pretenduar që fiton 1.2 milionë dollarë nga ky profil.




